“Po bërtisja sepse më përdhunoi fëmijën dhe ai po tallej me mua. E futa në shtëpinë time, po e ndihmoja financiarisht dhe ai më shkatërroi fëmijën dhe jetën tonë”.
Kështu është shprehur në gjykatë 50-vjeçari Fatmir Tarellari, për të cilin u vendos masa e sigurisë “arrest shtëpie”, teksa akuzohet për vrasjen e kunatit të tij, Erjon Pelivani, pasi prej vitesh dyshohet se i përdhunonte vajzën 18-vjeçare nga martesa e parë, teksa e shantazhonte dhe me video intime duke i marrë lekë.
Tarellari ka rrëfyerr para togave të zeza makthin që nisi që më 7 janar, kur u informua nga pronarja e banesës me qira ku banonte e bija, në qytetin ku ajo studionte, se nuk kishte paguar prej muajsh qiranë.
Vajza e tij ishte në shtëpinë e motrës së saj në Volos kur babai i kërkoi sqarime, por nuk mori përgjigje. Ai nuk arriti që të merrte dot përgjigje në telefon dhe shkoi në shtëpi për të takuar dy vajzat e tij.
Në bisedën mes babait dhe vajzës, nga 18-vjeçari u zbulua se paratë ia kishte marrë një person që e kishte abuzuar dhe përdhunuar seksualisht në të kaluarën dhe tani e kërcënonte se nëse nuk ia jepte paratë do t’i zbulonte familjes dhe gjithë botës foto që kishte në posedim.
Pa treguar identitetin, 50-vjeçari ka mbështetur vajzën e tij dhe i ka qëndruar në krah. Ai nuk e mendoi për asnjë moment se personi abuzues ishte një i afërm i familjes së tij, ndërsa kërkoi që të bënte padi, ndërkohë që i kërkoi një psikolog. Ai fajësoi veten për faktin se nuk e kishte kuptuar se çfarë kishte ndodhur dhe çfarë po përjetonte fëmija i tij për kaq shumë vite.
Fatmir Tarellari u fiksua për të zbuluar se kush kishte abuzuar seksualisht dhe përdhunuar vajzën e tij, sipas dëshmisë së tij në gjykatë. Mëngjesin e së martës së kaluar, 18-vjeçarja më në fund zbuloi identitetin e përdhunuesit të saj. “Gjendjes sime të rëndë mendore iu shtua ndjenja e tradhtisë”, mësohet të jetë shprehur 50-vjeçari për kunatin e tij, Erjon Pelivani.
Në pamundësi për të menaxhuar atë që po ndodhte, ai u largua nga Volos për t’u rikthyer në Argalasti. Atje ai nuk gjeti qetësi dhe dot dhe donte t’i kërkonte kunatit një shpjegim. Duke ditur të kaluarën e tij të dhunshme, ai ka marrë me vete edhe pushkën që posedon ligjërisht. 50-vjeçari nuk e ka telefonuar vetë 33-vjeçarin pasi nuk kanë pasur shumë kontakte, por ka vënë gruan e tij në telefon me vëllanë e saj dhe i ka kërkuar që të shkonte tek ata.
33-vjeçari ka parkuar makinën në krahun e kundërt dhe është nisur drejt 50-vjeçarit që ndodhej në anën e kundërt të rrugës. “Pse më dhunove dhe ma shkatërrove vajzën”, i bërtiti 50-vjeçari kur e pa. Ai, përkundër faktit se në dukje kishte parë armën që mbante kunati i tij, jo vetëm që nuk dha asnjë shpjegim, por përkundrazi buzëqeshi me hidhërim dhe vrapoi, duke ndryshuar drejtime, tentoi ta sulmonte dhe t’i rrëmbejë armën.
Si e përshkruan vrasjen
50-vjeçari tha se për t’u mbrojtur, ka goditur me tytën e armës 33-vjeçarin në kokë dhe gjoks dhe ai është rrëzuar. Por ai u ngrit dhe e sulmoi përsëri. Pastaj ata u përleshën. 33-vjeçari, sipas asaj që ka dëshmuar autori, tentoi t’i hiqte armën dhe gjatë përleshjes është tërhequr këmbëza dhe i riu u qëllua për vdekje.
Fill pas ngjarjes, Fatmiri u kthye në Volos, shkoi në shtëpinë e vajzës së tij pa treguar se çfarë kishte ndodhur dhe prej andej shkoi në zyrën e avokatit dhe thirri policinë për të zbuluar se çfarë kishte ndodhur. Më pas është dorëzuar.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…