KRYESORE

Me planin e Trump, Ukraina mund të humbasë një territor sa 10 Kosova

Plani amerikan për paqe në Ukrainë, në formën aktuale, mund t’i sjellë Rusisë një fitore territoriale pa luftë, duke i dhuruar Moskës një sipërfaqe pothuajse sa Luksemburgu, sipas llogaritjeve të agjencisë franceze AFP bazuar në të dhënat e Institutit për Studimin e Luftës (ISW).

Detajet e planit të paqes prej 28 pikash të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili iu dorëzua dje në Kiev udhëheqësit ukrainas Volodymyr Zelensky. Propozimi thotë se Ukraina do të duhet të bëjë lëshime të mëdha për t’i dhënë fund luftës që ka vazhduar prej gati katër vitesh. Skenari më i keq do të ishte heqja dorë nga një territor që është 10.5 herë më i madh se Kosova.

Sipas iniciativës amerikane, e cila i është treguar AFP‑së, parashikohet që ushtria ukrainase të tërhiqet nga disa territore që ende kontrollon. Kjo do t’i sillte Moskës një fitore neto prej rreth 2.300 km², një sipërfaqe thuajse e barabartë me Luksemburgun (2.590 km²).

Në kuadër të planit, Ukraina do t’i dorëzojë Rusisë afro 5.000 km² në rajonin e Donetskut dhe 45 km² në rajonin e Luhanskut.

Deputeti ukrainas ka zbuluar 28 pikat e planit amerikan të paqes, duke treguar përfitimet për të dyja palët. Sipas tij, në këmbim, Rusia do t’i kthejë Ukrainës: Gati 2.000 km² në rajonin e Kharkivit, 450 km² në rajonin e Dnipropetrovskut, 300 km² në rajonin e Sumes, 20 km² në rajonin e Chernigovit.

Në përfundim, plani i propozuar nga Shtetet e Bashkuara do të nënkuptonte dorëzimin e rreth 20% të territorit ukrainas, për të marrë mbrapsht më pak se 0,5% sipas AFP‑së.

Ndryshe, Ukraina ka pranuar këtë plan të paqes të hartuar nga amerikanët, i cili po kritikohet gjerësisht nga disa vende evropiane.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

8 orë ago