KRYESORE

Balluku sërish në GJKKO, rinis seanca gjyqësore

Këtë të shtunë, 22 nëntor, Belinda Balluku u paraqit rreth orës 09:00, në ambientet e Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion (SPAK), për komunikimin e masës së sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”. Ajo doli nga ambientet e GJKKO-së pas 40 minutash, ndërsa nuk dha asnjë koment për gazetarët.

Siç raporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci, seanca u ndërpre pasi avokatët e Ballukut kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore.

“Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) do të zhvillojë një seancë për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të masave dhe sigurimit për të pandehurit Belinda Balluku, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, në kuadër të procedimit penal nr. 136/2025. Seanca është caktuar për datën 22 nëntor 2025, ora 09:00”, u njoftua të premten, 21 nëntor.

Balluku u mor e pandehur më 30 tetor, e akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera”, lidhur me tunelin e Llogarasë, ndërsa më 20 nëntor me vendim të gjyqtarit të GJKKO-së, Erjon Çela, ajo u pezullua nga detyra si zv.kryeministre e njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Masa e “arrestit në shtëpi” u caktua për kreun e ARRSH-së Gentian Gjyli dhe administratorin e KESH, Erald Elezi, në sajë të hetimeve të kryera për tenderin e Unazës së Madhe, specifikisht lotin e katërt të saj. Këta të fundit mbërritën në ambientet e gjykatës, të shoqëruar nga forcat policore.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

2 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

16 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago