Një grusht i vogël i shqiptarëve janë manipoluar nga turqit për të mbështetur agresionin turk ndaj popullit të pambrojtur kurd.
Në organizim të Lidhjes së Shoqatave Joqeveritare Turke të Maqedonisë (MATUSITEB), sot në Çarshinë e Vjetër të Shkupit u mbajt “Mitingu i solidarizimit me Turqinë”, raporton Anadolu Agency (AA).
https://www.facebook.com/fakte.net/videos/388760852003814/
Në evenimentin e organizuar para Xhamisë Murat Pasha të pranishëm ishin ambasdorja e Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara, kryetari i MATUSITEB-it, Hüsrev Emin, politikanë turq nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova, përfaqësues të organizatave dhe institucioneve turke dhe vendase, si dhe shumë qytetarë, përfshirë turq, shqiptarë, boshnjakë, romë dhe të tjerë.