FOTO&VIDEO

Me vrap nëpër ara/ VIDEO kur shqiptarët ia mbathin nga burgu në Itali. Mes tyre edhe “eksperti” Edison Pula

Tre shqiptarë të dënuar janë arratisur nga burgu i Trevisos në Itali. Siç raportohet shqiptarët janë arratisur pasi kanë prerë hekurat e qelisë dhe kanë përdorur çarçafët për të zbritur nga qelia.

Ndërkohë dy prej tyre janë kapur menjëherë nga policia. I vetmi që i ka shpëtuar arratisë është 27-vjeçari Edison Pula, i cili ishte ndalur me një urdhër-arresti europian për tentativë vrasje, grabitje, posedim eksplozivi dhe krime të tjera të trafikut të drogës,  të gjitha të kryera jashtë Italisë.

Për dy prej shqiptarëve, liria zgjati shumë pak pasi u kapën menjëherë nga policia italiane, ndërsa tjetri arriti të humbiste gjurmët. Ai është identifikuar si Ediosn Pula, 27 vjeç.

Kush është Edison Pula dhe arratisja e tij nga burgu:

Edison Pula, anëtar i bandës së Niklës, i akuzuar për atentatin me eksploziv ndaj Gentjan Bejtjes në Larushk dhe për një sërë veprash të tjera penale. Edhe pse i prangosur dhe nën masa të rrepta sigurie 21-vjeçari në momentin që zbriti nga furgoni, mundi t’i shpëtojë policëve.

Ai ka kapërcyer murin rrethues, duke u larguar në drejtim të paditur. Arratisja ndodhi gjatë kohës së transferimit të tij nga stacioni i policisë së Fushë Krujës në të Krujës.

Uniformat blu ngritën postblloqe në rrugët kryesore dhe në të gjithë zonën për të kapur 21-vjecarin.  Dy policët që e shoqëronin u treguan të pakujdesshëm dhe janë ndaluar me pas nga kolegët e tyre.

Mbi Edison Pulën rëndojnë disa vepra penale si: ‘Vrasje me paramendim e ngelur në tentativë’, ‘Shkatërrim i pronës me eksploziv’, ‘Vjedhje me dhunë’ dhe ‘Prodhim dhe mbajtje e armëve dhe municioneve luftarake’.

Pula u prangos sëbashku me 8 anëtarë të tjerë të së njëjtës bandë. Sipas policisë ai është pjesëtar i grupit kriminal që organizoi atentatin ndaj Gentjan Bejtjes në fshatin Larushk të Krujës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

37 minuta ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

3 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

17 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

20 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

20 orë ago