Arben Gashi nga LDK-ja ka treguar për diskutimet që i kanë zhvilluar sot me përfaqësuesit e Vetëvendosjes.
Ai tha se për temën e Dhomave të Specializuara LDK-ja dhe VV-ja janë pajtuar qysh në vitin 2017 dhe në këtë takim është konkluduar që nuk ka nevojë të rihapet kjo temë, njofton Klan Kosova.
“Kemi diskutuar në parim dhe kemi arritur në konkluzionin që çështja e Dhomave të Specializuara ka avancuar shumë sepse ka disa vite që është punuar në këtë drejtim dhe pothuajse është e pamundur si dhe është në dëm të interesit të Kosovës që ato të shpërbëhen”.
“Mendoj që për këtë çështje kemi hasur në mirëkuptim edhe te VV-ja sepse kjo çështje është e padiskutueshme dhe duhet vazhduar tutje dhe nuk ka kthim prapa. VV-ja ka luajtur një rol shumë konstruktiv kur në vitin 2017 pat një inciativë për shfuqizimin e Dhomave të Specializuara dhe LDK-ja dhe VV-ja në atë kohë e bllokuan dhe krijuan momentumin”.
“Sot nuk ka pasë debat për këtë çështje që kjo nuk është problem dhe kemi dalë në pikën tjetër. Ka pasë nevojë për të diskutuar dhe thelluar në këtë çështje. Sot në diskutimin që e kemi pasë është konstatuar dhe konkluduar që është çështje që nuk ka nevojë për t’u diskutuar për kthim prapa”.
Gashi në Analiza Zgjedhore duke treguar për temat që kanë diskutuar me VV-në për një koalicion qeverisës ka thënë se vizita e në zyret e njëri-tjetrit është një frymë e mirë që po ndërtohet mes partive në Kosovë.
“Për mua është hera e parë që kam shkuar te zyret e Vetëvendosjes edhe për delegacionin e tyre besoj që janë herët e para që vijnë në LDK. Kjo është pozitive që përfaqësuesit vizitojnë zyret e njërit-tjetrit pa marrë parasysh cila është ajo. Mund të ndërtohet një frymë e bashkëpunimit mes partive në Kosovë”.
“Ka çështje për të cilat i kemi lënë që të diskutojmë prapë dhe ndër to është edhe Zyra Shtetërore e Hetimit. Por ne jemi dakord për shumicën e temave të tjera sikurse është tema për ligjin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar”.
“Po ashtu kemi diskutuar edhe me sigurinë e brendshme dhe atë të jashtme. Te kjo e fundit kemi folur për FSK-në apo ushtrinë e Kosovës, përgatitjen për të qenë një partner serioz në për paqe dhe që të krijohen rrethanat që FSK-ja të jetë një kandidat serioz për anëtarësim në NATO”.
Gashi tregoi se në bisedime zakonisht njëra palë shpalos programin për çështje të caktuara dhe diskutojnë për t’u pajtuar.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…