Vendimi i presidentit amerikan Donald Trump për t’u tërhequr nga Siria u interpretua si tradhti nga media izraelite. Analistët në mediat izraelite shkruajtën se ky vendim duhet të jetë një mësim për Izraelin dhe se Izraeli nuk duhet t’i besojë më Trumpit.
Vendimi i presidentit amerikan Donald Trump për t’u tërhequr nga Siria krijoi një atmosferë paniku në Izrael. Duke komentuar vendimin e Trumpit si tradhti e SHBA-ve ndaj aleatëve të saj në Siri, media izraelite komentoi se e njëjta gjë mund të ndodhë me kryeministrin izraelit Binyamin Netanyahu dhe se Izraeli nuk duhet t’i besojë askujt.
Izraeli gjithashtu mund të goditet me thikë pas shpine
Shimon Shiffer, komentator politik në gazetën Yediot Aharonot, tha se vendimi i Trump që goditi me thikë në shpinë, jo vetëm kurdët, por edhe kjo mund t’i ndodh edhe Izraelit, i vlerësuar nga kryeministri Netanyahu si presidenti më i këndshëm në Shtëpinë e Bardhë. Shiffer tha se vendimi i Presidentit Trump për tërheqejen e trupave amerikane i dha goditje aleatëve kurdë që luftuan me Shtetet e Bashkuara pas tre viteve të luftës, kundër ISIS.
Nuk duhet besuar Trumpit
Duke theksuar se Trump nuk e informoi Netanyahu për vendimin e tij për t’u tërhequr nga Siria, Shiffer tha se ishte shqetësuese, duke thënë se ishte koha që Presidenti i SHBA të hiqte qafe këtë luftë të pafund absurde ”dhe kurdët luftuan me ne, por Amerika kishte paguar shuma të mëdha të parave dhe pajisjeve.
“Shimon Schiffer tha se këto deklarata duhet të merren në konsideratë. Një ditë do të gjendemi edhene përballë një situate të tillë. Veprimet e Trumpit paraqesin rrezik për Izraelin. Ekziston një shqetësim i vërtetë që Irani do të vazhdojë të na provokojë, gjë që na detyron të përballemi me Ajatollarët pa ombrellën e SHBA, Netanyahu tani duhet të bëj llogaritjet ndryshe i cili vendosi të gjitha kartat e tij në tavolinën e Donald Trump.”
Izraeli duhet të marrë mësim
Komentatori Herb Keinon në The Jeruselam Post tha se vendimi i Trump për t’u tërhequr nga Siria ishte një hap që duhet të konsiderohet për Izraelin, dhe nuk duhet interpretuar si një incident i izoluar. Keinon tha se Izraeli duhet të marrë mësime nga ky vendim dhe tha që Izraeli nuk duhet të mbështetej në SHBA në një hap drejt Iranit.