Gazeta serbe “Novosti” ka shkruar për takimin që e ka thirrur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq me përfaqësuesit e serbëve në Kosovë për të dielën dhe sipas këtij mediumi, përcjell “B92”, do të ketë lajme të këqija për ta.
Takimi i Vuçiqit me serbët e Kosovës do të jetë më i zgjeruar, pasi në të pos përfaqësuesve të Listës Serbe, që janë edhe pjesë e Kuvendit të Kosovës, do të takojë edhe siç është thënë, përfaqësues të rretheve e spitaleve, që funksionojnë në kuadër të strukturave paralele.
Takimi do të mbahet në Beograd dhe vjen pas takimit që Vuçiqi ka pasur të enjten me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me ndërmjetësuesit e dialogut nga BE-ja.