Mediat britanike: Nisin testimet e vaksinës për Covid-19 në bazën sekrete të qeverisë

Britania është ngritur në këmbë për të përballuar pasojat e koronavirusit dhe autoritetet në këte vend vijojnë pa reshtur përpjekjet për gjetjen e një vaksine që do ndalojë përhapjen e mëtejshme të këtij virusi.

Sipas mediave britanike, tashmë Universiteti i Osfordit ka përgatitur një vaksinë e cila do të nisë të eksperimentohet tek njerëzit dhe kafshët duke filluar nga java që vjen në bazën sekrete shkencore të qeverisë në Porton Down.

Sipas The Times, Faza II e testimeve do të nisë përpara se të dalin rezultatet e eksperimenteve te kafshët, për shkak se kriza nga virusi po përshkallëzohet ndjeshëm.

Megjithatë ekspertë paralajmërojnë se vaksina për Covid-19 nuk do të jetë gati për një kohë shumë të shkurtër. Sipas profesorit Shattock, nga Kolegji Imperial në Londër, në rastin më të mirë vaksina do të dalë në fillim të vitit që vjen.