Mediumi malazias “Borba” shkruan sot se kandidati i VV’së për kryeministër të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka ofruar Podgoricës zyrtare një marrëveshje për aleancë kundër Serbisë. E për një marrëveshje të tillë thonë se kreut të VV’së i duhet Partia Socialdemokrate e Milo Gjukanoviqit.
Sipas asaj që shkruan ky medium, thuhet se në këmbim të kësaj aleance, Albin Kurti, ka thënë se nuk do të rihapë më çështjen e demarkacionit Kosovë-Serbi.
“Sapo të marr përsipër postin e kryeministrit do të takohem me homologun malazez dhe të shohim se çfarë mund të bëjmë”, citohet të ketë thënë Albin Kurti.
Gazeta thotë se Kosova tashmë e sheh Malin e Zi si aleatin e saj të vetëm kundër Beogradit, duke qenë se tashmë Tirana zyrtare po e mbështet krijimin e projektit të quajtur ‘minishengen”, transmeton Gazeta Express.
Tutje kanë përmendur edhe deklaratat e kreut të VV’së lidhur me atë se raportet Kosovë- Mal i Zi janë shumë të mira dhe se Prishtina e vlerëson mbështetjen e Podgoricës kur bëhet fjalë për pavarësinë.
Ndryshe marrëveshja për demarkacionin në mes dy shteteve është ratifikuar në dy Kuvendet respektive, dhe tashmë mbetet në dorën e Malit të Zi nëse dëshiron të rihapë atë apo jo. Kështu ka deklaruar ish-kryeministri, Isa Mustafa.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…