Për të transmetuar live imazhët e tankeve serbe duke u nisur drejt Jarinjes, televizionet serbe e ndërprenë programin.
Me këto pajisje luftarake të dhuruara nga Rusia u mbushën edhe mediat e shkruara serbe.
Por, këto mjete të rënda nuk mbërritën në Kosovë.
Krejt kjo po del se ishte propagandë e mediave matanë kufirit për të krijuar panikë te kosovarët, meqë sipas njohësve gazetarët e atjeshëm kontrollohen direkt nga presidenti Vuçiq.