FOTO&VIDEO

Mediat serbe “tërbohen” pas shqiponjës dykrenare që bëri Gjon Muharremaj

Me këngën “Tout l’Univers”, Gjon Tears nga Zvicra perëndimore zuri vendin e tretë në Konkursin e 65-të të Këngës Eurovision në Roterdam.

Nga mbrëmë 22-vjeçari me rrënjë nga Shqipëria dhe Kosova është brohoritur nga fansat e tij në rrjetet sociale dhe i janë bërë komplimente si “i talentuar”, “i shkëlqyeshëm” etj, shkruan 20minuten.ch. Po kështu edhe mediat shqiptare të Kosovës e të Shqipërisë nuk kursejnë komplimentet dhe mburrjen me të.

Ndërkohë, mediat serbe janë të tërbuara. Arsyeja: Kur Gjon`s Tears mori dymbëdhjetë pikë nga Shqipëria, ai falënderoi duke bërë me duar shqiponjën dykrenare, transmeton albinfo.ch. Ishte “një provokim”, sipas mediave serbe.

Madje për to ky ishte “një skandal” në ESC. Me këtë gjest ai tërhoqi mbi vete zemërimin e serbëve, shkruan portali kroat i lajmeve “24sata”.

Një stuhi sharjesh ka shpërthyer edhe në Twitter. Fjalitë si “ai nuk duhet ta kishte bërë atë” dhe “ai duhej diskualifikuar për shkak të kësaj” janë ndër komentet më të buta të bëra nga komuniteti serb. Përdorues të shumtë të twitterit kanë ofenduar 22-vjeçarin në mënyrën më të keqe të mundshme, pa u marrë fare me performancën e tij muzikore.

Të kujtojmë: Gjon`s Tears kishte marrë vlerësimin maksimal prej 12 pikësh nga juritë e 8 shteteve pjesëmarrëse dhe kishte merituar kështu vendin e parë, sipas vlerësimit të jurive profesionale, shkruan albinfo.ch. Por, sa i përket pikëve të publikut, ai ka fituar “dymbëdhjetëshen” vetëm nga Zvicra, gjë që e ka ulur atë në vendin e tretë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

1 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

12 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

13 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

19 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

21 orë ago
  • KRYESORE

Banorja nga Teherani: Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike

Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…

21 orë ago