Ambasadori i deritanishëm i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, para pak ditësh u shkarkua nga pozita që e ushtronte.
Megjithatë, duket se ai shkarkim nuk ka ndikuar fare në humorin e tij.
Kjo pasi, i njëjti është parë në Tiranë, nën shoqërinë e kreut të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcit, me këtë të fundit që përmes rrjetit social “Facebook” konfirmoi takimin me të dhe Gjon Berishën, “ambasador nderi” në Gjermani.
“Takim miqësor në Tiranë, me ambasadorin Gjergj Dedaj dhe “Ambasador Nderi” i Kosovës në Gjermani, Gjon Berisha, me miq, pranë shtatores së Komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, motivuesit dhe inspiruesit të një kombi dhe botës demokratike për çlirimin e vendit tonë. Nga këtu, rruga jonë e pashmangshme është vizita në Krujë, në Krujën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, aty ku kthimi përbën çdo herë emocion për të gjithë neve, për energjitë e reja”m ka shkruar Lladrovci.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…