Mediet e huaja: Shqiptarët dhe serbët kërkojnë trupat nën gërmadha

Mediet e huaja kanë raportuar për vendet e rajonit dhe botës që po ndihmojnë Shqipërinë pas tërmeteve të rënda që kanë goditur vendin atje.

 

Ndihma nga e gjithë bota po i vjen Shqipërisë, por ajo më e madhja e më vëllazërorja natyrisht se nga qytetarët e Kosovës me ndihma dhe institucionet e vendit duke dërguar njësitet e specializuara për kërkim.

Por, ndihmë banorët e Shqipërisë po marrin edhe nga Serbia, një ekip emergjent serbë është dërguar në Durrës ku po ndihmojnë ekipet e tjera për ta kontrolluar këtë situatë të krijuar.
Një foto e realizuar nga mediet e huaja tani po bën xhiron, ku shihet një pjesëtar i ushtrisë së Shqipërisë dhe një serb duke larguar materialin nga një pallat i rrënuar.