FOTO&VIDEO

Mediumi kroat: Shoferi i autobusit tha se diçka e pengoi gjatë vozitjes në momentin e aksidentit tragjik

Gjykatësi hetues i Gjykatës së Qarkut në Slavonski Brod, të martën në mëngjes i vendosi një muaj paraburgim shoferit të autobusit të Deva Tours, D. L, i dyshuar për shkaktimin e aksidentit tragjik, gjatë mëngjesit të së dielës, ku 10 persona mbetën të vdekur.

Rasti u mor nga Prokuroria e Shtetit të Qarkut Slavonski Brod, e cila propozoi që shoferit t’i caktohet një muaj paraburgim për shkak të rrezikut të arratisjes.

Megjithëse kishte kishte raportime se shoferi pranoi në një moment se e kishte zënë gjumi në timon, mediumi kroat Jutarnji.hr shkruan se në deklaratën e parë të dhënë në polici, shoferi 52 vjeçar nuk ishte thënë në asnjë moment se kishte fjetur në timon, por se diçka e kishte penguar gjatë vozitjes, duke bërë që të dalë nga rruga.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme ky medium raportoi se vetëm njëri dëshmitar ishte në gjendje të dëshmonte se D. L. po drejtonte autobusin në kohën e aksidentit, dhe të tjerët ishin në gjumë gjatë kësaj kohe.

Shoferi u mbrojt në heshtje në marrjen e parë në pyetje nga policia dhe më vonë para Prokurorisë së Shtetit.

Ai aktualisht po vuan paraburgimin në burgun e Pozhegës në Kroaci.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Kërkohet largimi i akcizës për derivate për ta frenuar rritjen e çmimeve të naftës

Rritja e çmimeve të derivateve pas shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme po reflektohet…

11 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Putini mund të ndihmojë Iranin kundër SHBA-së dhe Izraelit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

“Blick” zbulon detaje shokuese nga ngjarja tragjike e para disa ditëve – Kush ishte personi që u lye me benzinë e i vuri flakën vetes brenda autobusit?

Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…

14 orë ago
  • KRYESORE

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…

17 orë ago
  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…

19 orë ago