Mediumi malazez pretendon se e di “planin” e Abazoviç për ta kryer marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe dhe për ta rrëzuar qeverinë

Portali malazez “Mportal” pretendon se Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, është duke ekzekutuar një strategji të tij për të shpërqendruar vëmendjen e publikut nga nënshkrimi i Marrëveshjes Themeltare me Kishën Ortodokse Serbe, e cila, sipas tyre, do të nënshkruhet më së largu më 10 gusht.

Sipas “Mportal”, Abazoviç ka urdhëruar Prokuroren Supreme të Shtetit, Maja Jovanoviç dhe Kryeprokurorin Special Vladimir Novoçiç, që deri më 5 gusht, duhet të përndjekin penalisht të gjithë personat në një listë të hartuar nga Abazoviç.

Në këtë mënyrë, pretendon mediumi, Abazoviç do të përdor konfrontimin me disidentët politikë si “spin” në ditët para nënshkrimit të marrëveshjes me kishën serbe, si dhe të përforcojë narrativen që kundër këtij rrebelimi ndaqj Marrëveshjes Themeltare me Kishën Ortodokse Serbe “qëndron agjenda e fshehur e qeverisë së kaluar”.

“Mportal” thotë se Abazoviç ka në listën e tij 15 persona të sektorit të sigurisë, një ish-prokuror, dhe disa biznesmenë për të cilët Abazoviç beson të jenë mbështetësit kryesorë të bllokut sovranist.

Rrethi i Abazoviçit, gjithnjë sipas kësaj medie, ka për qëllim të arrestojë disa politikanë të caktuar nga qeveria e kaluar malazeze.

Aksioni i plotë, siç thuhet, duhet të fillojë javën e ardhshme dhe të përfundojë më së voni deri më 5 gusht.

Rizgjedhja e kryeshefes të VDT-së, Maja Jovanoviç, për një mandat të ri gjashtëmujor është caktuar për 6 gusht, dhe kryeministri Abazoviç po i bën presion të përditshëm asaj dhe e kërcënon se rizgjedhja nuk do të ndodhë nëse nuk kryhen veprimet e përshkruara nga kryeministri.

Gjithashtu, thuhet se, Abazoviç planifikon të nënshkruajë Marrëveshjen me Kishën e Serbisë më së voni deri më 10 gusht (5 gushti është data më e mundshme), dhe ai është i vetëdijshëm se kjo ngjarje do të shkaktojë një krizë të rëndë politike që do të çojë në humbjen e shumicës aktuale parlamentare dhe rënie të Qeverisë.

Kjo është arsyeja pse për Abazoviçin është me rëndësi të madhe që deri atëherë – së bashku me mediat e kontrolluara nga zyrtarja serbe e BIA-s Bratislava Stoiljkoviç – të përforcojnë narrativën se qeveria po bie për shkak të përballjes me krimin e organizuar dhe korrupsionin, dhe jo për shkak të Marrëveshjes. me Kishën e Serbisë, dhe fajësojnë partitë e bllokut sovranist për ndalimin e rrugës evropiane, thuhet më tej

Në atë rreth tashmë është përgatitur një fushatë mediatike, qëllimi i së cilës është të forcojë përshtypjen e Abazoviçit si një “luftëtar trim kundër korrupsionit dhe krimit”.

Në ditët në vijim, sipas recetës tashmë të mirë-sprovuar të përdorur nga Aleksandar Vuçiç, mediat e afërta me Abazoviqin do të publikojnë informacione se si kërcënohet siguria e kryeministrit dhe se strukturat kriminale po e kërcënojnë me hakmarrje.

Pikërisht ky është roli kyç i zyrtarit të BIA-s, Stoiljkoviq, për t’i përcjellë Malit të Zi përvojat që BIA i përdor në propagandë sa herë që është e nevojshme të ruhet rejtingu i Presidentit të Serbisë, përfundon shkrimi.