POLITIKE

Mediumi opozitar serb: Vuçiqi qëndron prapa peticionit për lirimin e vrasësit të Zoran Gjingjiqit

I dënuari për krime lufte, Dragan Vasilkoviq, i njohur si Kapiteni Dragan, së fundi ka nisur një peticion në Serbi për lirimin e dorasit të ish-kryeministrit serb Zoran Gjingjiq, Zvezdan Jovanoviq.

Gazeta opozitare serbe “Danas”, pas bashkëbisedimeve me njohës të fushës, ka shkruar se pas këtij peticioni qëndron pushteti aktual në krye me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq.

E njëjta rikujton se Vuçiqit i pëlqen të krahasohet me Gjingjiqin, ndonëse më herët u deklarua se “u deh nga lumturia” pasi vdiq ish-kryeministri demokrat serb.

Vesna Pesiq, sociologe dhe bashkëpunëtore e Gjingjiqit në subjektin politik DOS, pyet se mbi çfarë baze i ashtuquajturi Kapiten Dragan kërkon falje për Jovanoviqin.

“Ai nuk është person publik, por një person i liruar nga burgu ku ishte për shkak të krimeve të luftës. Mbishkrimi në tendën për thirrje për peticion është se Jovanoviq është një hero lufte, domethënë pjesëmarrës në luftën e viteve të 90’a në luftën e zhvilluar nga Serbia, fillimisht Kroaci dhe më pas në Bosnje dhe Hercegovinë. Mbi çfarë baze pretendon Vasiljkoviq të jetë hero lufte?”, ka deklaruar ish-bashkëpunëtorja e Gjingjiqit.

“Këtë iniciativë për lirimin e vrasësit të Gjingjiqit nuk e ka menduar Kapiteni Dragan, por kreu i shtetit [Vuçiq]. Dhe meqë Vuçiqi është kundër një Serbie të ideuar nga Gjingjiqi dhe është një urryes i madh i tij, tani ai dëshiron t’i rehabilitojë vrasësit”, ka thënë tutje sociologia.

Gjingjiq u vra më 12 mars të vitit 2003 në moshën 50-vjeçare. Për të dënuarin për vrasjen e tij, Jovanoviq, gjykata pati marrë vendim për 40 vite heqje lirie.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

19 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

36 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

14 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago