Sot në Ditën e Presidentit zyrtarja e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka kujtuar presidentin historik të Kosovës Ibrahim Rugova.
Tërmkolli në shkrimin e saj thekson se ishte Presidenti Rugova ai i cili i dha drejtim, formë dhe shpirt lëvizjes së shqiptarëve për Liri, Pavarësi e Demokraci.
Ajo thekson se ai nuk bëri kurrë kompromis me shtetin dhe me interesat e shqiptarëve, me të vërtetën e lirinë si koncepte filozofike të përkthyera në të vërtetën dhe lirinë e shqiptarëve si popull fisnik me vlera dhe rrënjë thellësisht perëndimore.
Tutje ajo ka goditur fort edhe zyrtarët e LDK-së duke theksuar se imitimi dhe thirrja hipokrite në emër të tij nuk bën punë.“Imitimi i Rugovës nuk bënë punë. Thirrja hipokrite në emrin e tij nuk bënë punë. Mjafton veç të punojmë për shtetin e për qytetarët përnjëmend, pa hile, pa kompromis. Mundemi, po të duam!”
Shkrimi i plotë:
Në Ditën e Presidentit!
Në Ditën e Presidentit kujtojmë veprën madhështore të Presidentit Rugova për Lirinë dhe Pavarësinë e vendit tonë, për Kosovën shtet i pavarur e demokratik dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të. President historik i Kosovës dhe Lider i përjetshëm i LDK-së, Presdienti Rugova i dha drejtim, formë dhe shpirt lëvizjes së shqiptarëve për Liri, Pavarësi e Demokraci. Ai nuk bëri kurrë kompromis me shtetin dhe me interesat e shqiptarëve, me të vërtetën e lirinë si koncepte filozofike të përkthyera në të vërtetën dhe lirinë e shqiptarëve si popull fisnik me vlera dhe rrënjë thellësisht perëndimore. Mbi këto vlera, Kosova e mundi komunizmin, e arriti lirinë, e projektoi dhe realizoi shtetin e pavarur.
Tani e sa kohë, stërkeqja e deformimi i vlerave fundamentale që e mbajnë një shtet e një popull dhe shëndërrimi i tyre në interesa materiale, personale, grupore e klanore, protagonizmi fals e shterpë i akterëve politikë, e dëmtuan e po e rrënojnë deri në palcë shtetin dhe interesin e qytetarëve duke lëkundur edhe qenien tonë kombëtare.
Imitimi i Rugovës nuk bënë punë. Thirrja hipokrite në emrin e tij nuk bënë punë. Mjafton veç të punojmë për shtetin e për qytetarët përnjëmend, pa hile, pa kompromis. Mundemi, po të duam! Nuk falet heshtja e të “diturve” po aq sa nuk falet zhurma e të paditurve e batakçinjëve. Nuk falet koketimi, flirti e pajtimi me të keqen e të dëmshmen ashtu siç nuk falet as ikja nga përgjegjësitë. E keqja, si edhe e mira, nuk vie vetëm. Ndjellja e të keqes sjell veç të këqija edhe më të mëdha. Harresa na dëmton rëndë. Tani kur jemi “shpërralluar” pothuajse të gjithë, një ringritje kulturore, politike e kombëtare është e natyrshme dhe e domosdoshme. Duhet pak guxim, pak urti, pak mençuri dhe shumë dashuri për vendin e për njëri tjetrin.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…