Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se do të ishin të gatshëm ta shqyrtonin një emër tjetër nga LVV-ja për kryetar të Kuvendit.
Albulena Haxhiun, të cilën e quajnë përçarëse, PDK-ja thotë se nuk e voton.
Krasniqi tha se LVV “nuk mund ta imponojë emrin ashtu siç po kërkojnë”.
“Ky mentalitet që ne e kemi parë të shpërfaque edhe në zgjedhje nuk kalon. Sepse edhe në zgjedhje, të vetmit që ndoshta s’kanë pasë ofertë por kanë pasë kërkesë, ka qenë Lëvizja Vetëvendosje që kërkonte numër të votave. Edhe sot po vijnë po na i kërkojnë votat neve. Nuk merret vota me zor. Ne jemi këtu. Do të ishim të gatshëm edhe sot me e shqyrtu një kandidaturë tjetër, jemi të gatshëm mos me pritë 48 orë, sepse s’është obligative me pritë 48 orë. Rregullorja thotë jo më vonë se 48 prë. Do të kishim mundur të takoheshim prapë nesër, do të kishim mundur të takoheshim prapë pasdite. Le të sjellin një kandidat apo kandidate që vërtet mund të jetë më e pranueshme për opozitën”, tha Krasniqi.
“Ne jemi të gatshëm të votojmë një kandidate ose kandidat i cili nuk ka prapa vetes një histori të përçarjes, po edhe të dështimeve, siç i ka kandidatja aktuale e cila dështoi për herën e tretë”, tha ai.
Krasniqi përmendi edhe faktin që kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përmendur dy emra nga LVV-ja që mund t’i votonte për kryetere të Kuvendit.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…