Mercedez prezanton modelin pa timon, i frymëzuar nga Avatar

Mercedes Benz prezantoi se fundmi makinën më të re, e frymëzuar nga filmi i famshëm i Hollywood “Avatar”. Për krijimin e këtij mjeti futuristik ka ndihmuar dhe vetë regjisori i filmit, James Cameron.

https://www.youtube.com/watch?v=GD_tClx85RI

Daimler-Benz, kompania nënë e Mercedez, debutoi në shfaqjen elektronike të Las Vegasit me motorin e ri totalisht elektrik. E quajtuar “Transformim i Avancuar i Makinës” (AVTR), kjo makinë është një prototip i asaj që prodhuesi gjerman beson se do të jenë makinat e së ardhmes.

Makina elektrike nuk ka timon dhe është e aftë të drejtohet në mënyrë totalisht autonome. Drejtuesi mund të ndërveprojë me makinën përmes një paneli kontrolli, e cili njeh pulsin e tij dhe frymëmarrjen.

Ky model i çuditshëm fuqizohen nga një bateri 110kWh, e cila e lejon të përshkojë më shumë se 434 milje vetëm me një karikim. Sipas prodhuesit gjerman, materialet për prodhimin e kësaj makine janë totalisht të riciklueshme dhe miqësore me mjedisin.