Gjatë një kontrolli në kalimin e pikës doganore të Kakavijës, u sekuestruan 41 mijë euro.
Sasia e parave ishte fshehur në pjesën e brendshme të automjetit të 38 vjeçarit E. B. Banues në Kuçovë i cili po udhëtonte drejt Greqisë.
Policia dhe agjentët e hetimit në Gjirokastër ndërkohë kanë filluar procedimin penal ndaj 38 vjeçarit si dhe ka nisur hetimet për prejardhjen e të hollave.
Njoftimi i policisë:
“Vijon kontrolli i imtësishëm i mjeteve dhe qytetarëve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Sekuestrohen nga Policia Kufitare 41000 euro.
Procedohet penalisht poseduesi, i cili nuk i deklaroi në kufi.
Në vijim të kontrolleve të imtësishme, me qëllim parandalimin e krimeve ndërkufitare, shërbimet e Policisë Kufitare në P. K. K., në dalje të RSH-së, përzgjodhën për kontroll në vijën e dytë automjetin që drejtohej nga shtetasi E. B., 38 vjeç, banues në Kuçovë, i cili udhëtonte drejt Greqisë.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, në pjesën e brendshme të automjetit u gjend e fshehur një sasi e konsiderueshme valute euro, të cilën ky shtetas po e kalonte drejt Greqisë, pa e deklaruar tek shërbimet doganore. Nga numërimi i sasisë rezultoi se ishin në total 41000 euro.
Policia Kufitare e Kakavijës ka njoftuar specialistët për hetimin e krimit ekonomik e financiar në DVP Gjirokastër, të cilët në përfundim të veprimeve të para hetimore kanë filluar procedimin penal ndaj 38-vjeçarit. Materialet do t’i përcillen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…