Grupi Wagner i mercenarëve të mbështetur nga Kremlini është fotografuar në Ukrainë për herë të parë mes frikës se rreth 1000 luftëtarë janë vendosur në luftë.
Kompania ushtarake në ‘hije’, e cila ka qenë e lidhur me një varg vrasjesh, përdhunimesh dhe krimesh lufte në mbarë botën, njihet si ushtria private e Putinit, e cila kryen punën e tij të pistë.
Pamjet e marra dje tregojnë një ushtar të veshur me shenjat e grupit paraushtarak që ka qenë aktiv në luftërat civile në Afrikë, shkruan dailymail.
Ushtari shihet duke mbajtur një pushkë AK-15 të përdorur nga forcat speciale ruse përpara hotelit Park Inn në pronësi të Radisson në Donetsk, i cili shërbente si zyra e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë të njohur nga OKB.
Korrespondenti i luftës pro-Kremlinit Semyon Pegov kapi imazhin e grupit që dihej se ndodhej në Ukrainë, por nuk ishte fotografuar më parë atje pas pushtimit.
Grupi Wagner (foto në Siri) ka kryer operacione të fshehta në të gjithë Afrikën dhe Lindjen e Mesme, duke përfshirë Sirinë, dhe së fundmi ata kanë qenë në terren në Ukrainë për të drejtuar tanket ruse në kryeqytet.
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…