Mërgimtari simpatizant, “Kurti baba i Kosovës”

Në fushatën për zgjedhjet e 14 shkurtit, iu vendosi disa makinave të tij, imazhet e fotografive të Albin Kurtit.

E pas një viti e gjysmë nga ai moment, mërgimtari nga Lipjani, vazhdon t’i mbaj ato imazhe në makinat e tij.

Fitim Krasniqi, tha në Sytë 7 në Klan Kosova se “Kurti është baba i Kosovës”.

Ndonëse Qeveria Kurti pati premtuar se ligji i parë që do miratohej do jetë ai i diasporës, ku do u mundësohej votimi nëpër ambasada e konsullata, por kjo nuk u bë. E për këtë, mërgimtari Krasniqi thotë se duhet t’i jepet kohë.

Mërgimtari nga Gjermania, thekson se nuk është me Vetëvendosjen, por vetëm me personalitetin e Kurtit.