FOTO&VIDEO

Mërgimtari thotë se një autobus nga Kosova u kthye mbrapsht në kufi të Hungarisë, barti mish dhe suxhuk të padeklaruar

Mërgimtarë nga Kosova që janë nisur për në Gjermani, me kompaninë “Try Tours, janë duke pritur tash e sa orë në kufirin Serbi – Hungari.

Të paktën kështu ka thënë Faton Haxhaj, i cili është njëri nga udhëtarët e këtij autobusi, i cili për Klankosova.tv deklaroi se arsyeja e vonesës është fakti se në autobus ka qenë një sasi e mishit dhe suxhukut e cila nuk është deklaruar në pikëkalimin kufitar.

“Jam me agjencionin “Try Tours”. Kemi prit në kufi me Hungarinë nga ora 18:00 dje, e sot në mëngjes e kemi bërë kontrollën normale në ora 05:30. Pasi na kanë lëshuar, na kanë detyruar që të kthehemi mbrapa në hyrje, përsëri sepse kjo kompani ka marrë mish dhe suxhuk. Ata nuk e kanë deklaruar, e për atë arsye që s’e kanë deklaru na kanë kthy mbrapa”, ka thënë ai, derisa ka dërguar edhe pamje të kolonës së autobusëve nga kjo pikë kufitare.

Ndërsa, nga kompania “Try Tours” për Klankosova.tv kanë thënë se nuk janë të informuar se autobusi i tyre ka mbetur në këtë kufi për disa orë, derisa nuk e mohojnë se ka mundur të ketë edhe sasi të mishit dhe suxhukut që është bartur me këtë autobus.

“Ka pasë porosi të udhëtarëve, ka mujtë me pasë. Nuk jam në dijeni që autobusi është në pritje nga ora 18:00 dje, ekipi s’ka lajmëru asgjë”, thuhet në përgjigjen e kompanisë, njofton Klankosova.tv.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

9 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

10 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

16 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

17 orë ago
  • KRYESORE

Banorja nga Teherani: Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike

Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…

17 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

22 orë ago