Një mërgimtarit nga Gjermania, i cili erdhi për pushime në Kosovë, persona të panjohur i kanë thyer veturën e tij, me ç’rast i kanë vjedhur edhe 14 mijë euro para, si dhe dokumentet e tij personale.
Fidai Restelica, rrëfeu se si dhe ku kishte ndodhur ngjarja.
“Unë vij nga fshati Pomozitin, i komunës së Fushë Kosovës. Ishim me vëlla, erdhëm me dy punëtorë prej Frankfurtit, ata deshën ta vazhdonin rrugën për në Shqipëri, e ne u ulëm për të ngrënë bukë”.
“Kur kemi dalë, xhami i veturës ka qenë i thyer, janë vjedhë dy çanta. Shuma e parasë ka qenë 14 mijë euro para të gatshme, më kanë vjedhë telefonin, dokumentat krejt, pajisjet krejt, dokumentat me pasaportë, me patentë shofer, me dokumenta të veturës e krejt çka ka mund të kishte aty”.
“Policia kanë ardhë brenda katër minutash, rasti është hapë menjëherë. Dyshime kishin në një person i cili kishte qenë i burgosur. Prokurori e ka liruar në burg shtëpiak, ata kanë shku te shtëpia e tij s’kanë mund ta gjejnë në shtëpi dhe dyshimet më të mëdha tyre ishin tek ai person. Vetura e tyre [plaçkitësve] ishte Golf 5”, tha ai në KlanKosova