Intervistoj: Amina Nuraj-Uka, Novi Pazar – Drenas
Meris Numanoviq-Koca, ka lindur me 02.04.1998 në Tutin. Merisi e ka të kryer gjimnazin në Tutin, ku edhe jeton. Ai pos gjuhës boshnjake, e flet edhe gjermanishten dhe anglishten. Amina Nuraj-Uka, studentja e dikurshme kryengritëse që e kishte zbuluar se është Shqiptare e jo Boshnjake, sot e ka intervistuar Merisin për Revista Drini, i cili njejt sikurse Amina Nuraj dhe Ema Xhuxha, po e bënë publike përkatësinë kombëtare shqiptare të mohuar, si pasojë e asimilimit të gjatë dhe të mungesës së cdo të drejte elementare – njerëzore të popullatës të Masbjeshkës (Sanxhakut) në Serbi.
Amina: Përshëndetje Meris … Kam shumë pyetje për ty, por nuk e dij se si t’ia nisi e cilën pyetje ta bëjë të parën ?!
Meris: Edhe une të përshendes Amina sikurse të gjithë përcjellësit, përkatësisht lexuesit tuaj dhe të falemnderit që më ke zgjedhur për të më intervistuar.
Amina: Pas një kohe të gjatë a ka ndryshuar dashuria yte për kombin shqiptar dhe për Nënën Shqipëri?
Merisi: Në zemrën time ka ndryshuar dashuria për kombin tim që në asnjë mënyrë nuk ka qenë në rënie por përkundrazi, dashuria dhe lidhjet për kombin tim shqiptar është gjithnjë e më e fuqishme dhe më e madhe. Une deri në moshën 17 vjecare nuk kam qenë i vetëdijshëm për këtë, e tek pas kësaj kohe kam filluar të gjurmoj nëpër libra dhe i kam pyetur njerëzit e mencur dhe e kam kuptuar prejardhjen time dhe shumëcka tjetër për paraardhësit e mij, dhe për ditë e më shumë gjurmoj në këtë linjë dhe prore dicka të re mësoj dhe krahas kësaj dashuria ime për Shqipërinë është gjithnjë e më e madhe.
Amina: Si ke filluar të arsimohesh në këtë rrugë të historisë së vërtetë të Sanxhakut (Masbjeshkës), nga kush ke dëgjuar së pari, ku ke lexuar se jemi Shqiptar?
Merisi: Sic thash me përafërsisht 17 vitet e mija më interesonte gjithcka, së pari për prejardhjen time e kam pyetur gjyshin tim, që në pika të shkurtëra më ka treguar që ne Nimanajt (Numanovići) prejardhjen e kemi nga Kocët (Koca), që janë shpërngulur nga Kosova në Sanxhak. Kjo nuk ishte e mjaftueshme, andaj kam vazhduar të pyes shumë njerëz të moshuar nga të cilët arrita të nxirrja fare pak dhe ashtu vazhdova të lexoj edhe disa libra dhe i mora edhe disa informata për të parët e mij dhe sinqerisht mendoj që ma së shumëti kam mësuar përafërsisht para tre vitesh, kur rastësisht përmes rrjeteve sociale të kam njohur ty Aminu Nurović Nuraj; nga ti kam pasur shtytje dhe motivime të mëdha që të vazhdoj me kërkime dhe sa më shumë të lidhem me kombin, gjë që edhe ndodhi pas bisedës sonë të parë që më ka motivuar shumë dhe une edhe më shumë kam mësuar për të parët e mij, pasi mi ke propozuar disa libra të cilat i lexova, disa nuk mund t’i lexoja se ishin në shqip dhe gjuhën shqipe për fat të keq nuk e flas.
Amina: Kur të vloj gjaku që bëri ta ndalësh asimilimin që i ndodhi popullit të Sanxhakut, e që qartë e zëshëm ta pranosh që gjaku yt nuk është sllav, por gjak i pastër i Shqiptarit?
Merisi: Kjo ka ndodhur kur e kuptova sa historia jonë është e manipuluar, sa neve na mësojnë gabimisht dhe kur e kam vërejtur për herën e parë që dikush apo disa vende ose përgjithësisht bota, e ka si qëllim që në këtë mënyrë të na ndajnë që të na shkatërrojnë më me lehtësi. Kur e kam vërejtur se Boshnjakizmin na e imponojnë, kur e kam vërejtur që Bosnja kurrë asgjë ska bërë për ne, e në anën tjetër po të mos ishin Shqiptarët dhe udhëheqësi i tyre Shaban Polluzha, nuk do të isha as une, as ti, as Novi Pazari e Sanxhaku dhe nuk do të dëgjohej e-zani në këto hapësira. Por, falemnderit prej Zotit që na i ka dërguar prijësit si Aqif Efendi Blyta (Aćifa Efendije), Ahmet Dacin (Ahmet Dace) dhe të tjerë, meritë e të cilëve është ardhja e vëllezërve nga Kosova dhe mposhtja e četnikëve. Atëhere, kur i mora vesh të gjitha, e kam kuptuar që pjesën e jetës sime duhet t’ia kushtoj së VËRTETËS, që të ndikoj tek të rinjt dhe te të gjithë në këtë nënqiell që ta kuptojnë të vërtetën e njëmendt, që ta kuptojnë kush janë miqët e kush armiqët.
Amina: Pasi ka gjysmë viti që nuk jam në Sanxhak, a ka ndonjë nryshim tek të rinjt e Sanxhakut, a ka arritur ndikimi i punës dhe angazhzhimit tonë të përbashkët tek fëmijët sanxhakas?
Merisi: Eshtë vështirë të thuhet, por sinqerisht puna dhe përpjekjet tona posacërisht tek të rinjt në Sanxhak është të thuash e pavërejtshme sipas vëzhgimeve të mija. Ti ke luftuar shumë ma shumë dhe hapur në këtë drejtim, përderisa une këtë e bëjë me një metodë marketingu në të gjitha rrjetet socialed, përmes teksteve, videopërshkrimeve, fotove, suvenireve etj. Me shpresë që sa më shumë të ndikojmë tek rinia dhe me vetmohim të lëmë gjurmë, duhet të vendosim që ta sakrifikojmë vetën e familjen. Në emër të kësaj une e kam shkruar një këngë patriotike Shqiptare-Sanxhakase, e cila as sot e kësaj dite nuk është promovuar për mungesë të parave që për të njejtën këngë të bëhet një video përmes së cilës porosia do të ishte shumë e fuqishme. Atë këngë me ëndje e ndëgjoj une me disa miqë të mij, pasi nuk është promovuar publikisht por kushdo që e ka dëgjuar, qoftë edhe një pjesë të asaj kënge, ai ka mbetur i kënaqur me vet idenë dhe temën. Kur të më krijohen mundësitë e ta bëjë krejt cka e kam planifikuar, jam i sigurtë se me të kam bërë dicka mjaft të dobishme për Sanxhakun.
Amina: A ke frikë nga Serbia, si prindët tanë?
Merisi: Jo, nuk kam frikë nga Serbija, se kjo është një e drejtë e imja elementare njerëzore, që garantohen nga ligjet e Kushtetuta e Serbisë. Prandaj nuk kam pse të kem frikë as nga policija e saj. Që nuk frikësohem tregojnë edhe veprat e mija që i kam bërë në qendër të Beogradit dhe kudo ku kam arritur me qëllim të promovimit të Sanxhakut. E vetmja frikë në gjithë këtë,- që ndoshta edhe nuk është frikë por është respektim i prindërve të mij që kanë frikë. Ata frikësohen se mua mund të më ndodhë dicka e keqe dhe për ketë kam respekt ndaj tyre që të mos i shqetësoj dhe këtë që e bëjë e bëjë me intenzitet që nuk shkakton dhimbje.
Amina: A është vështirë të jesh Shqiptar i Sanxhakut?
Merisi: Për asnjë popull nuk është rëndë në Sanxhak, e madje jemi dëshmitarë që populli që shpesh ka dashur të na shkatërronte, sot jeton mirë në të njejtin Sanxhak dhe nderohet nga bashkëqytetarët të cilët janë shumë të sjellshëm e të mëshirshëm për individët dhe kombin e tillë. Edhe po të isha Boshnjak dhe Shqiptar une krenohem me atë që kemi në Sanxhak, e edhe ma shumë krenohem që jam Shqiptar dhe që përmbi 70 për qind të popullatës së Sanxhakut janë gjak Shqiptar.
Amina: A ndihesh keq që diplomacija shqiptare deri tash asgjë nuk ka bërë për fëmijët e Sanxhakut, megjithëse jami përpjekur për shumë vite edhe ti edhe une sëbashku, që të ndërrojmë dicka?
Merisi: Shumë ma shumë më vije keq që “diplomacija” e Sanxhakut nuk ka bërë asgjë për Kosovën e gjithashtu as për Shqipërinë, pasi ne që përjetësisht jemi të obliguar e mirënjohës ndaj asaj Kosove. Ne jemi ata që përjetësisht duhet të jemi krapërkrah me Kosovën, se ne jemi Një! Sëkëndejmi më befason fakti që diplomacija Shqiptare nuk investon aspak në Sanxhak, në një mënyrë e ndjej që nuk e kemi merituar, por këtu jemi të gjithë ne që mendojmë njësoj që me kohën do të ndryshojnë gjërat e të ofrohemi me njëri-tjetrin, e që krahpërkrah të jemi kundër atyre që na dalin në rrugë. Besomni se vetëm në atë mënyrë mund të fitojmë. Kur shpirtnat tonë të frymojnë njejt, atëhere i kemi mundur armiqët. Për këtë une kam shumë projekte në të cilat punoj në mënyrë individuale që të arrij qëllimin tim. Një nga projektet është në Sandžak Shop, shitja online e suvenireve, garderobës dhe cdo gjëje me motivet nacionale të Sanxhakut dhe dërgimi i atyre rrobave në adresa të ndryshme nëpër gjithë botën. Së shpejti do ta zgjeroj asortimentin dhe si ofertë do të jenë edhe suveniret Shqiptare, garderoba e të tjera me motive nacionale të Sanxhakut, gjithashtu do të jenë edhe shumë risi të tjera që s’do t’i zbuloj tash.
Amina: A je krenar që je Shqiptar i Sanxhakut?
Merisi: Sa i përket pyetjes së fundit mendoj që ma shumë se qartë jam përgjigjur në pyetjet paraprake. Në fund ta përkujtoj që më vije shumë keq që për gjithë këtë që e bënë, armiqët më të mëdhenj e ke dikë që duhet të ishte miku yt. Të gjitha intervistat dhe cdo gjë tjetër që e bënë, do të duhej t’i nxinin disa të quajtura media që nuk janë asgjë tjetër përpos baza e analfabetëve, e të vetmuarve dhe shpirtnave të shitun, që për shkak të një teksti interviste normale e të civilizuar në të cilin kemi të drejtë, bëjnë dekurajime me gjithfar titulli me qëllim që të na zbrapsin e cka jo tjetër. Të gjitha përgjigjet e mija në pyetje, e parqesin qëndrimin tim dhe mund të jetë që une gaboj në dicka, andaj të gjithë që kanë dicka për të më këshilluar ose që janë më të mencur ose përgjithësisht kanë nevojë të më thonë dicka, le ta bëjnë këtë ose drejtpërdrejtë ose në profilet e mija në rrjetet sociale, kështu që une me ëndje do t’i dëgjoj dhe pranoj këshillat. Të dëshiroj shumë fat e të bësh edhe një mijë intervista të tjera dhe ajo që dua t’ua them të gjithëve është që të jemi TË BASHKUAR, pasi neve nuk na duhen ndarje të reja por vetëm që të jemi të bashkuar e të jetojmë në PAQE! Për këtë të gjithë atyre që kanë filluar të shkruajnë dicka që do të sjellë shqetësime ose ndonjë ndarje, i lus që ta ndërrojnë tematikën dhe ta bëjnë analizën, vështrimin ose ckado tjetër të mirë, në mënyrë që ky popull i munduar dhe maksimalisht i përcarë, të ofrohet në cdo aspekt!
Amina: Të falemnderit për besimin e ofruar dhe të falemnderit që gjithnjë ishe pranë meje, që të më përmbaje në cdo projekt.
Vëllezër të dashur dhe motra të cmuara,
Merisi është krenar me rrënjët e veta Shqiptare dhe përpiqet njësoj si une që ta ndërpres asimilimin që i është nënshtruar Sanxhaku.
Ndërsa une diplomacinë shqiptare me plot të drejtë e pyes:
Kur do të interesoheni për ne Shqiptarët e Sanxhakut?