TOPSHOT - (L-R) French President Emmanuel Macron, German Chancellor Angela Merkel and US President Donald Trump confer at the start of the first working session of the G20 meeting in Hamburg, northern Germany, on July 7. Leaders of the world's top economies will gather from July 7 to 8, 2017 in Germany for likely the stormiest G20 summit in years, with disagreements ranging from wars to climate change and global trade. / AFP PHOTO / AFP PHOTO AND POOL / John MACDOUGALL (Photo credit should read JOHN MACDOUGALL/AFP via Getty Images)
Kancelarja gjermane Angela Merkel në këtë kohë pandemie globale, ka një rritje të popullaritetit të saj.
Si kancelare, ajo ka mbijetuar në më shumë kriza globale sesa Emanuel Macron, Boris Johnson dhe Donald Trump, përkatësisht, të paktën tre: kriza financiare e vitit 2008, katastrofa bërthamore e Fukushima 2011, kriza e refugjatëve 2015 dhe koronavirusi.
Ekziston një kompetencë, që Merkel ndryshon dukshëm nga homologët e saj. Së pari, përvoja.
Krerët e qeverive të tjera kanë mësuar nga krizat e tjera për të vlerësuar politikën e Merkel, ajo është pragmatike, e matur dhe fleksibël. Të jep mundësinë të diskutosh, pajtohet me median, është e ashpër, e qëndrueshme dhe gjithmonë e informuar mirë.
Përvoja ka treguar se në krizat më të mëdha, gatishmëria e njerëzve për të ndjekur udhëheqësit politikë është shumë e theksuar dhe për këtë arsye nuk është e habitshme që Kancelarja gjermane, Angela Merkel aktualisht është jashtëzakonisht e popullarizuar.
Sipas anketimin të organizatës Wahlen para pesë javësh, 68% thanë se kancelarja ka bërë punë të suksesshme dhe më shumë se 80% e besojnë atë.
Për dallim nga Donald Trump ose Giuseppe Conte, popullariteti i Angela Merkel jo vetëm që po rritet në krizë, por në 15 vitet e saj në detyrë, ata që e kanë vlerësuar punën e saj, kurrë nuk kanë qenë negativë në shumicë.
Sidoqoftë, përvoja tregon se forcimi i besimit në kohë krizë nuk zgjat gjithmonë. Shpesh, pas dy ose tre muajsh, ky efekt bie si tullumbace.
Në situatën aktuale, kjo gjë ndodhi në Japoni dhe Brazil, madje dhe Trump po përkeqësohet gjithashtu në sondazhe.
Edhe Merkel nuk ka të ngjarë të qëndrojë në masën 80 përqind përgjithmonë, por performanca e saj gjatë pandemisë është e dukshme dhe do të lërë shenjë në imazhin e përgjithshëm në rrugëtimin e saj politik, që i përfundon vitin e ardhshëm.
Ministrat federalë dhe kryeministrat e landeve gjermane lavdërojnë Merkel, përfshirë këtu edhe ata të Partisë Social Demokratike (SPD) dhe madje edhe opozita e lavdëron.
Gjermania është një vend model në botë për shkak të sistemit të saj të qëndrueshëm shëndetësor, numrit më të madh të shtretërve të kujdesit intensiv, me masat e duhura.
Sigurisht, jo e gjithë kjo është meritë e Angela Merkel, por sigurisht që kontribuon në reputacionin e saj.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…