Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, sot para deputetëve të Kuvendit të Republikës të Kosovës ka mbajtur fjalimin vjetor.
Pas fjalimit, Osmani së bashku me deputetët e Listës Guxo është përshëndetur me deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Për këtë ka folur deputetja e LDK-së, Marigona Geci në një postim në Facebook.
Ajo ka treguar se çfarë i ka thënë presidencës dhe deputetëve të Listës Guxo.
Postimi i plotë:
Sot, presidentja e Republikës së Kosovës Znj.Vjosa Osmani pati një fjalim të mirë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Pas fjalimit ajo bashkë me deputetët e saj erdhi te ulëset e Grupit Parlamentar të LDK-së për të bërë një foto me ne.
Unë i thash znj. Presidente merri deputetët tuaj e ejani këtu në LDK, se ju nuk e keni vendin atje te partitë e majta me orientime të skajshme majtiste.
Nga nënbuzqeshja u kuptua se deputetët e Listës Guxo, dëshirën e kanë të kthehen në LDK.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…