Kancelari i ri i Gjermanisë ka kërkuar që ShBA-të “të qëndrojnë jashtë” politikës gjermane.
Friedrich Merz ka lëshuar një paralajmërim drejtuar ShBA-së, pas mbështetjes që aleatët e presidentit amerikan Donald Trump i dhanë AfD-së së ekstremit të djathtë gjatë fushatës.
Kujtojmë se AfD mori mbështetje të fortë nga aleati i Trump, Elon Musk si dhe nga zv/presidenti amerikan JD Vance. Ndërsa, sipas The Guardian, Merz dënoi ato që ai i cilësoi si “vëzhgime absurde” nga ShBA, pa dhënë shumë detaje. Megjithatë ai u shpreh se “do të donte të inkurajonte qeverinë amerikane…që të qëndronte kryesisht jashtë politikës së brendshme gjermane”.
Merz poashtu gjatë një intervistë të dhënë për transmetuesin publik gjerman, ka vënë në dukje se ai nuk ka ndërhyrë në fushatën zgjedhore të ShBA-së.
Friedrich Merz, një konservator i cili u zgjodh kancelar i ri Gjermanisë, gjithashtu njoftoi se po planifikonte të zhvillojë një bisedë telefonike me Trump gjatë ditës së enjte.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…