POLITIKE

Mesazh i ashpër nga Kremlini për Beogradin: Për përfitim keni shkelur vëllazërinë shekullore, armët serbe po na vrasin

Sipas Zyrës për Shtyp të Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Federatës Ruse (SVR), ushtria ukrainase ka shprehur mirënjohje të madhe ndaj prodhuesve serbë të armatimit dhe municionit për kontributin e tyre në ruajtjen e aftësisë luftarake të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

SVR pohon se, pavarësisht presionit gjithnjë e më të madh nga Moska ndaj Beogradit, industria ushtarake serbe vazhdon të rrisë eksportin e pajisjeve ushtarake drejt vendeve të NATO-s, të cilat më pas i dërgojnë ato armë në Ukrainë.

Burimet ruse bëjnë të ditur se municioni i prodhuar në Serbi – kryesisht për sisteme artilerie të rënda dhe me rreze të gjatë – po dërgohet në vendet e NATO-s në formë të kompletit për montim. Ky model lejon që Kievi të mos e pranojë zyrtarisht armën si “serbe”, por si armatim të prodhuar në fabrika perëndimore. Montimi dhe mbushja e këtyre raketave dhe minave zhvillohet kryesisht në Çeki dhe Bullgari.

SVR pretendon se prodhuesit në Serbi janë në dijeni të plotë për përdoruesit përfundimtarë të pajisjeve të tyre, si dhe për faktin se armët e tyre do të përdoren kundër ushtarëve dhe civilëve rusë.

Në raport specifikohet se fabrika “Krušik” nga Valjeva ka shitur së fundmi disa dërgesa të mëdha të kompletit për montimin e raketave 122 milimetërshe për sistemin raketor shumëfishtë “Grad” kompanisë çeke “Poličske strojarne”. Po ashtu, kompania “Eling” nga Loznica ka dërguar pajisje për prodhimin e të njëjtave raketa dhe minave 120 milimetërshe për mortaja kompanisë bullgare “EMKO”.

Zyra për Shtyp e SVR-së vlerëson se “është për të ardhur keq që tradita e kultivuar për shekuj me radhë e fesë së përbashkët, miqësisë dhe ndihmës së ndërsjellë ndërmjet popullit serb dhe atij rus po fshihet sot për shkak të lakmisë dhe dykuptimësisë politike”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

2 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

2 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

4 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Azerbajxhani evakuon diplomatët e saj në Iran, vigjilja e përplasjes perso-azere?

Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Mossin dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…

6 orë ago