Presidenti amerikan Donald Trump do të mbledhë sërish ekipin e tij më të afërt për të diskutuar rreth mundësisë së një sulmi iranian ndaj bazave ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, veçanërisht në Katar.
Sipas Axiós, përmasat e hakmarrjes iraniane – përkatësisht numri i viktimave – do të përcaktojnë mënyrën se si do të përgjigjet presidenti amerikan dhe nëse SHBA do të përfshihet më thellë në luftën e Izraelit me Iranin.
“Trump pritet të takohet me ekipin e tij në orën 19:00 sipas kohës së Evropës Qendrore për të diskutuar mbi kërcënimin. Presidenti ka paralajmëruar se çdo hakmarrje do të përballet me një forcë shumë më të madhe sesa ajo që pamë gjatë sulmit ushtarak amerikan ndaj tri objekteve bërthamore iraniane gjatë fundjavës”, shkruan Axios.
Kjo informatë vjen pak kohë pasi Katari njoftoi se do të mbyllë përkohësisht hapësirën e tij ajrore si masë paraprake, në përgjigje të informacioneve për një sulm të mundshëm nga Irani.
Baza ajrore Al-Udeid në Katar është baza më e madhe ushtarake amerikane në rajon. Gjatë javëve të fundit, nga baza janë evakuuar shumë avionë dhe pjesëtarë të personelit.
Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Kina kanë lëshuar të hënën paralajmërime për shtetasit e tyre që ndodhen në Katar, duke i këshilluar që, për arsye sigurie, të strehohen në shtëpitë e tyre.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…