Mesazhi që qarkullon për Koronavirusin në Shqipëri, Rama e Ministria e Shëndetësisë: Mesazh dashakeq!

Kjo është Audioja që qarkullon në Whatsapp për Koronavirusin në Shqipëri, të cilin Rama dhe Ministria e Shëndetësisë gjatë ditës së sotme deklaruan se ky është një mesazh dashakeqës si ato që u përhapën për tërmetin.

Audioja e shpërndarë në Whatsapp e cila tashmë është shpërndarë në masë të gjerë në rrjete sociale tregon për një vajzë, ku vjehrra e motrës së saj ishte mjeke dhe konfirmonte 12 raste me koronavirus në Shqipëri dhe tregonte për masat që duhen marrë nga qytetarët.