Përfaqësuesi i Sindikatës së Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Ymer Ymeri, ka thënë se kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj e ka pasur një zënkë me një prind në shkollën “Ismail Qemaili”, në Prishtinë.
Prindi ka tentuar ta sulmojë fizikisht Jasharajn, ka thënë Ymeri për Gazetën Express
Rrahmani ka qenë në këtë shkollë për një takim me grevistët.
“Unë nuk kam qenë aty, por kam informata se një prind ka shkaktuar probleme, duke e pasur një zënkë me kryetarin”, tha Ymeri.