Tani që vdekja e Yevgeny Prigozhin nga rrëzimi i avionit ku ndodhej bashkë me 6 figura të tjera me pozitë të grupit Wagner, është konfirmuar nga autoritetet ruse, në dritë po dalin hipoteza për atë çfarë shkaktoi rrëzimin e avionit.
Në postimet e mbrëmshme në llogaritë e Wagner në Telegram akuzoheshin tradhtarët e Rusisë (indirekt Vladimir Putin) se përdori sistemin e mbrojtjes ajrore në Moskë për ta rrëzuar avionin.
Hipotezat variojnë edhe nga problemet e motorit deri te goditja me raketat tokë-ajër, por një tjetër teori ka ish-oficeri i inteligjencës britanike, Christopher Steele.
Thashethemi se pasagjerëve të avionit iu është dhuruar një arkë me verë, e cila më vonë shpërtheu, sipas tij qëndron dhe ka kredite të forta.
“Sigurisht që është një punë e brendshme, unë sugjeroj se ishte një bombë e vendosur në një arkë vere”, tha eksperti për Sky News.
“Ky është një lloj fundi ironik për ish-kuzhinierin e Putinit”, shtoi ai.
Sakaq, në Shën Petersburg, aty ku Prigozhin ka lindur, ka nisur edhe vendosja e kurorave me lule në nder të figurës së tij jashtë selisë së grupit Wagner.
Prigozhin duket se është një figurë e dashur për shumë njerëz në Shën Petersburg, pasi edhe shumicën e mercenarëve e kishte rekrutuar nga vendlindja e tij.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…