Albin Kurti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së sotme është kërcënuar me jetë.
35 mijë euro është shuma që është dhënë për vrasjen e Albin Kurtit.
Ky kërcënim sipas raportimeve është premtuar në rrjetet sociale, i cili edhe është konfirmuar nga Qeveria e Kosovës.
Pas këtij kërcënimi forca të mëdha policore kanë shkuar te shtëpia ku po banon Albin Kurti.
Për këtë kërcënim ka reaguar familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imeri.
Kjo familje pyet se a është e rastësishme që ky kërcënim vjen në ditën kur është refuzuar lirimi që të mbrohet në liri Hashim Thaçit nga Gjykata Speciale.
Kjo familje thotë se janë me kryeministrin Kurti dhe së kërcënimi ndaj tij është edhe ndaj shtetit të Kosovës.
“Ata që kërcënojnë Kryeministrin Kurti po kërcënojnë shtetin e Kosovës. Jemi me ty Z Kryeministër dhe keni mbështetjen tonë në çdo kohë”.
“Ata që projektojnë plane ogurzeza duhet të llogarisin se një ditë goditen nga drejtësia së cilës nuk i shpëtoj as Gjarpri. A mund të jetë ‘rastësi’ që ky kërcënim vjen mu në ditën që i është refuzuar lirimi që të mbrohet në liri komandant Gjarpri?!”, shkruan familja Imeri.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…