POLITIKE

Mijëra malazezë protestojnë kundër kurorëzimit të mitropolitit serb: Nuk do ta lejojmë këtë akt okupues

Një numër i madh i qytetarëve nga pjesë të ndryshme të Malit të Zi u mblodhën sot në tubimin që u mbajt në Cetinë, i cili u organizua kundër ceremonisë së kurorëzimit të Mitropolitit Joanikeje ,i cili është caktuar për 5 shtator. Ata nga ky tempull kanë porositur se kurorëzimi i Joanikies si Mitropolit i Malit të Zi , në Cetinë, do të ishte simbol i pranimit të okupimit. .Pas protestës në Cetinë është mbajtur një shëtitje paqësore.

Nga ky tubim u tha se Cetina nuk është vendi për fronizimin e Mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe (PS) Joanikije, i cili është paralajmëruar për datën 5 shtator.”Ne nuk e ndalojmë patriarkun serb të emërojë pasardhësin e tij të cilin e propozoj kisha ortodokse serbe në Malin e Zi, por ne nuk e lejojmë këtë akt pushtues të bëhet në karrigen e Shën Pjetrit në Manastirin e Cetines, që është simbol shekullor i identitetit dhe lirisë shpirtërore, shtetërore dhe kombëtare malazeze. “thanë qytetarët e mbledhur.

Ata besojnë se kurorëzimi në Cetinje është i nevojshëm si një dëshmi simbolike e pëlqimit për pushtimin.

“Pushtimi i atyre që neve nuk na njohin si ortodoksë, as si myslimanë, as katolikë, që nuk na njohin si komb, që nuk e njohin gjuhën, shtetin, kishën apo kulturën tonë”, është thënë në këtë tubim.

Qytetarët kanë porositur se nuk kanë atdhe tjetër përveç Malit të Zi dhe se nuk do të lejojnë klerikalizmin e tij, fashizmin, asimilimin dhe mos hyrjes kurrë në “botën serbe”.

“Mali i Zi mund të mbijetojë vetëm si një shtet evropian dhe euroatlantik, civil dhe laik që do të respektojë të drejtat e të gjithë atyre që jetojnë në të, pavarësisht nga feja apo kombësia, sepse mbi këto parime në vitin 2006 u rivendos shteti i Malit të Zi,” kanë thënë qytetarët e tubuar .


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

9 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

10 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

16 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

17 orë ago
  • KRYESORE

Banorja nga Teherani: Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike

Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…

17 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

22 orë ago