FOTO&VIDEO

Mijëra shqiptarë në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe Kosova janë mbledhur prej orëve të para të pasdites në sheshin “Skënderbej”, ku pritet të nisë në orën 17:00 protesta në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së që ndodhen në paraburgim në Hagë.

Me flamuj kuqezi dhe simbole të UÇK-së në duar, protestues nga të gjitha trevat shqiptare, kryesisht nga Kosova, kanë mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar tubimit të organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës, me moton “Liria ka emër”.

Në këtë protestë pritet të mbajnë fjalë personalitete të rëndësishme politike dhe historike, si ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu dhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti. I pranishëm do të jetë edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ndërsa pjesëmarrja e Lutfi Hazirit nga LDK është gjithashtu e konfirmuar.

Ndërkohë, Euronews Albania do të jetë LIVE nga sheshi “Skënderbej” me katër gazetarë në terren Sara Demushi, Esmeralda Mulaj, Ardit Hoxha dhe Kosove Gjoci për të sjellë atmosferën, zhvillimet dhe zërat nga protesta, minutë pas minute.

Për shkak të pjesëmarrjes së madhe dhe organizimit logjistik, autoritetet kanë njoftuar bllokimin e përkohshëm të qarkullimit në segmentin e Bulevardit të Ri, nga ora 17:00 deri rreth orës 19:00, kohë gjatë së cilës protestuesit do të parkohen në këtë zonë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

14 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

17 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

17 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

19 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

19 orë ago