Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka propozuar se Ukraina mund t’i ofrojë SHBA-së “mijëra dronë” nëse Uashingtoni i lejon asaj të përdorë raketat Tomahawk.
Sipas mediave të huaja, komentet Zelensky i bëri gjatë vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë, ku u takua me Presidentin Donald Trump.
“Kjo është arsyeja pse mund të punojmë së bashku, ku mund të forcojmë prodhimin amerikan”, tha mes të tjerash Zelensky.
“Ne kemi një propozim të madh me dronët tanë”, shtoi Zelensky, përcjell A2 CNN.
Trump është pyetur nëse kjo marrëveshje është diçka për të cilën ai do të ishte i interesuar.
“Po, do të ishim”, është përgjigjur Trump. “Ne kemi shumë dronë tani. Ne i ndërtojmë vetë dronët tanë, por blejmë edhe dronë nga të tjerët dhe ata [Ukraina] prodhojnë dronë shumë të mirë”, shtoi Trump.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…