LAJME

Miku i ushtarit të FSK-së rrëfen ngjarjen me bodiguardat e klubit në Gjilan

Një rrahje në mes disa personave të sigurimit dhe një pjesëtari të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka ndodhur të shtunën pas mesnate në klubin e natës ‘Stop’ në Gjilan.

Një dëshmitar i rastit i cili është dhe mik i pjesëtarit të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka dhënë detaje rreth përleshjes që ka ndodhur.

Dëshmitari i cili ishte prezent së bashku me pjesëtarin e FSK-së tregon se si ka nisur i gjithë problemi.

Ai thotë se e gjitha ka nisur nga një fjalë që sigurimi i quajtur Perparim Shabani i kishte thënë pjesëtarit të FSK-së, “mos mu sill qeknej”.

“Perparim Shabani” ja ka ngjit për dore pjesëtarit të FSK-së duke ju drejtuar “mos mu sill qeknej” edhe pjesëtari i FSK-së i ka thon spat vend lart po kshyrem posht, ndërsa sigurimi ja ka kthy, un qeshtu pot thom hupem prej ktuhit edhe e ka shty tu ja mshu shuplak“, tha dëshmitari për Insajderin.

Dëshmitari tregon se në momentin që pjestari ju është prezantuar se kush është, personat e sigurimit e kanë sulmuar dhe më shumë duke e goditur dhe duke i thënë ” u ta qi…. ushtarin e nones” .

“Momenti që i ka mshu shuplak pjesëtarit të FSK-së, pjesëtari i FSK-së u është kthy qysh pom mshon mu pa tbo kurgjo, un jom person zyrtar në FSK, momentin që i ka thënë kështu kolega tjetër i sigurimit ka ardh edhe ju ka drejtu me fjalt” u ta qi**** ushtarin e nones” edhe ja ka mshu grusht“, tha më tej ai.

Mbas këtij momenti dëshmitari tregoi se ka ndërhyrë për ti ndarë, por nga sigurimi kanë ardhur dhe 6 persona tjerë dhe e kanë rrahur ushtarinë e FSK-së deri largimin e tij nga lokali.

“Momenti që e i kanë mshu grusht un kam ndërhy mi nda edhe edhe kur kam ndërhy kanë ardh edhe 6 persona tjerë të sigurimit, dhe e kanë rrahur, ndërsa mu më kan shty anash edhe personi i FSK-së nonstop ka bërtit jom pjesëtar zyrtar në FSK nalnu ata sjanë nal edhe nonstop kanë thanë qifsha ushtarin e nones , pastaj duke e rrahur e kanë pru te dera edhe sigurimi Irfan Demiri ka bertit qitne jasht këtë qen, edhe e kanë shty përtoke“, pëfundoi dëshmitari.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

4 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

12 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

15 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

18 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago