POLITIKE

Vuçiç: Situata në Kosovë s’ka qenë kurrë më e ndërlikuar

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka vlerësuar se situata për serbët që jetojnë në Kosovë është shumë e ndërlikuar dhe komplekse.

“Unë e di që pas shumë vitesh, dhe kjo ka ndodhur për dekada, shumë njerëz nuk duan as të dëgjojnë për problemet reale me të cilat po përballet populli ynë. Nuk kemi qenë kurrë në një situatë më komplekse se sot”, theksoi Vuçiç.

Ai i ka porositur serbët që mos të bien ”në provokime”.

“Qeveria e Kosovës ka dërguar njësitet e tyre paraprakisht në Jarinje dhe Bërnjak, me dëshirën që të ndalojnë të gjithë ata që kanë letërnjoftime. E gjithë kjo duhet të fillojë sonte në mesnatë, me bindjen e serbëve që të heqin dorë nga targat KM”. Disa do të thoshin se kjo nuk duhet të shkaktojë asnjë problem. Shqiptarët janë të bashkuar dhe i referohen marrëveshjes së nënshkruar nga Borko Stefanoviç dhe Edita Tahiri’’, shkruan Tanjug.

Vuçiç shtoi se shqiptarët po përpiqen t’ua imponojnë serbëve vullnetin e tyre.

“Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk është formuar për 3390 ditë, askush nga bota nuk ka reaguar”.

“Unë kërkoj nga shqiptarët që të mos mendojnë se do të mund të bëjnë krime ndaj serbëve dhe se do të mund ta poshtërojnë Serbinë dhe popullin serb. Nëse mendojnë kështu, ju informoj se cili do të jetë rezultati”.

Kreu i shtetit serb ka potencuar se Serbia nuk provokon dhe nuk dëshiron konflikte, por ”nuk është një vend që do të mund ta fitoni lehtësisht si në kohën e Sllobodan Millosheviqit dhe Boris Tadiqit”.

Ky reagim i Vuçiç-it vije pas më 1 gusht 2022, hyn në fuqi zbatimi i vendimit të Qeverisë i datës 29 qershor, për fillimin e konvertimit të targave në ato zyrtare të Republikës së Kosovës, dhe për kalimin kufitar me fletë-deklarime të përkohshme që zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia, sikurse që shtyhet afati për mbulimin e simboleve dhe emërtimeve shtetërore serbe, për automjetet që hyjnë në territorin tonë. Afat ky që shtyhet deri më 31 tetor 2022.

Ndërsa pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, Qeveria ka njoftuar se institucionet e Republikës së Kosovës qëndrojnë të përkushtuara e të bashkuara që t’i përgjigjen çdo situate të sigurisë, çdoherë në bashkërendim dhe bashkëpunim të ngushtë edhe me partnerët tanë strategjik.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

3 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

17 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago