Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka thënë se nesër nuk do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për votimin e qeverisë, ashtu siç ishte paraparë.
Shkak i krejt kësaj, sipas Zekës është lufta e pashembullt e Vjosa Osmanit ndaj Kuvendit, si dhe kërcënimet ndaj gjyqtarëve të Kushtetueses.
“Kjo Gjykate, sot pritet te marre nje vendim. Kreret e VV-se kane filluar te festojne qysh tani, pasiqe kane paralajmerime se vendimi do te jet ne anen e tyre”, ka shkruar ai.
“Ne anen tjeter, veprimi i partive politike eshte jashte çdo norme demokratike. Asnje lider politik nuk ka ndermarre ndonje veprim per te mbrojtur kete institucion nga linçimet publike te zyrtareve te VV-se, te cilet ne çdo studio televizive thoshin; —Nuk e dime, po e dime qe vendimi do te jet ne anen tone”!”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Neser nuk mbahet seanca e jashtezakonshme ne ora 13
Ashtu qysh e ka shty Vjosa Osmani konferencen e saje te shtypit, te thirrur per ne ora 12, ashtu do te shtyhet edhe seanca e Kuvendit, e thirrur per neser, no ora 13.00.
Kjo bllokade ndaj Kuvendit, vjen si rezultat i luftes te pashembullt ndaje ketije institucioni nga ana e kryetares, si dhe kercenimet qe u kane ardhur gjyqetareve te Gjykates Kushtetuese!
Kjo Gjykate, sot pritet te marre nje vendim. Kreret e VV-se kane filluar te festojne qysh tani, pasiqe kane paralajmerime se vendimi do te jet ne anen e tyre.
Gjykata Kushtetuese eshte vene para nje presioni dhe terrori shume me te rende se sa bota nga pandemia. Ky institucion, po vepron sipas shantazheve dhe joshejeve politike.
Ne anen tjeter, veprimi i partive politike eshte jashte çdo norme demokratike. Asnje lider politik nuk ka ndermarre ndonje veprim per te mbrojtur kete institucion nga linçimet publike te zyrtareve te VV-se, te cilet ne çdo studio televizive thoshin; —Nuk e dime, po e dime qe vendimi do te jet ne anen tone”!