Milaim Zeka vjen me parashikim: Vendi “shpëton” vetëm nga koalicioni VV-PDK, ose vendi shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare

Ish- deputeti i Nismës, Milaim Zeka ka folur për situatën politike në vend.

Ai ka theksuar se zgjidhja e vetme në të cilën ndodhet vendi, është formimi i një koalicionintë ri ndërmjet Vetëvendosjes e PDK-së.

”Vendi ka nevojë për një Qeveri stabile. E këtë qeveri mund ta krijojnë vetëm VV e PDK”, tha ai.

Në të kundërtën sipas tij, atëherë vendi shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Milaim Zeka insiston se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pasur takim me prokurorët e Prokurorisë Speciale.

Zeka ka theksuar se nëse Kurti nuk e bën qeverinë me PDK-në, atëherë sipas tij, mund të formohet edhe një qeveri nga LDK-AAK dhe Nisma.