POLITIKE

Engel dhe Menendez, të shqetësuar me qasjen e administratës Trump ndaj Kosovës dhe Serbisë

Kongresisti Eliot Engel, kryesues i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve, dhe senatori Bob Menendez, anëtar i Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, sot i kanë bërë thirrje administratës së Trumpittë vazhdojnë mbështetjen diplomatike për të zgjidhur konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë në mënyrë të drejtë për të dyja vendet dhe në pajtim me ligjin amerikan dhe politikën e vjetër.

Në një letër dërguar Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeos, ligjvënësit kanë paralajmëruan se qasja e ashpër e administratës ndaj Kosovës padrejtësisht po e penalizon qeverinë e re të Kosovës dhe se fushata e Serbisë për çnjohje kundër Kosovës dhe lidhjet e saj të afërta me Kremlinin nuk po monitorohen

“SHBA-ja ka ndërmarrë një qasje të ashpër ndaj qeverisë së zgjedhur të Kosovës. Derisa ne pajtohemi se tarifat e Kosovës ndaj mallrave serbe – të cilat tashmë janë hequr – kryesisht e dëmtojnë Kosovën dhe qytetarët e saj, ky mjet është përdorur nga qeveritë e botës, e shpesh edhe nga administrata e Trumpit. Kosova është aleat i afërt i SHBA-së, dhe ne kërkojmë me ngulm nga ju që të ndërmerrni një qasje të durueshme dhe konstruktive me qeverinë e saj të zgjedhur në mënyrë demokratike”, kanë shkruar Engel dhe Menendez.

Tekstin e plotë të letrës ua sjellim pas pak…


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

8 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

13 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

24 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago