POLITIKE

Milatoviq: Njohja e Kosovës është çështje e kryer për Malin e Zi

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, deklaroi edhe njëherë se për vendin që drejton, Kosova është shtet i pavarur dhe se nuk do të ketë vendim tjetër.

“Njohja e pavarësisë së Kosovës, anëtarësimi i vendit në NATO dhe sanksionet ndaj Rusisë, si pjesë e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian, janë çështje të përfunduara”, tha Milatoviq për RTV Sllovenia.

Në prill të këtij viti, partitë pro-ruse malazeze iniciuan tërheqjen e njohjes së Kosovës, raporton evropaelire në gjuhën serbe.

Pavarësia e Kosovës u njoh nga Qeveria e Malit të Zi në vitin 2008, kur në pushtet ishte Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e Milo Gjukanoviqit.  Ky i fundit humbi pushtetin në zgjedhjet e muajit gusht të vitit 2020, ku fitues dolën Fronti Demokratik pro-serb dhe pro-rus, Demokratët dhe lëvizja URA.

Ai shprehu shpresën se shteti malazez me ndihmën e partnerëve strategjikë, të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Evropian në 4-5 vitet e ardhshme.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Si ndihmoi inteligjenca artificiale ushtrinë amerikane për të goditur 5500 objektiva në Iran? E zbulon komandanti i SHBA

Admirali Brad Cooper, komandant i Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), deklaroi se si rezultat i…

9 orë ago
  • LAJME

Arrestohet Gjesti, dyshohet për armëmbajtje pa leje

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin…

12 orë ago
  • KRYESORE

Arrestohen në flagrancë dy të dyshuar për fajde në Prizren, publikohet momenti i kapjes së tyre

Policia e Kosovës në një komunikatë të përbashkët me Prokurorinë Themelore të Prizrenit, kanë njoftuar…

14 orë ago
  • KRYESORE

Ukraina ka goditur fabrikën ruse të ‘komponentëve të raketave’

Forcat ukrainase kanë goditur një nga “fabrikat më të rëndësishme ushtarake” të Rusisë. Kështu tha…

18 orë ago
  • POLITIKE

Ish-kryeministri izraelit akuza të forta ndaj Erdoganit: Po krijon aleancë sunite në rajon

Ish-kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, ka paralajmëruar për rrezikun e krijimit të një aleance të…

18 orë ago
  • KRYESORE

Irani pranon plagosjen e ajatollahut të ri

Në ditën e 11 të sulmeve të izraelito-amerikane ndaj Iranit, tensionet janë përqendruar në Ngushticën…

19 orë ago