Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sonte në një konferencë për media tha se nga e mërkura qytetarët mund të lëvizin vetëm 90 minuta, brenda 24 orëve.
Ai tregoi oraret kur qytetarët mund të lëvizin, në bazë të numrit të parafundit të letërnjoftimit
Por ndaj masave të reja të MSH-së ka reaguar profesori universitar, Milazim Krasniqi.
Ai thotë se me vendimin e sontëm, ministri Vitia e ka humbur udhën në oborr dhe se po krijohet hapësirë për ndjekje penale ndaj tij, shkruan Reporteri.net.
Postimi i Krasniqit:
Kur ndokush thoshte se budallallëku nuk ka skaj, i thoja se po e tepronte. Ama ky budallallëku me dalë me numra të letërnjoftimit, prapë skaj ka, ama vërtet është shumë i madh. Ky vendim tregon që ky ministër e ka humbur udhën në oborr. Detyra primare e ministrit të shëndetësisë është që të mundësojë rritjen e numrit të testeve dhe të sigurojë furnizimet e duhura në institucionet shëndetësore. Jo ta gestapizojë shtetin. Gjendjen e jashtëzakonshme, me konsekuencat e saj, nëse ka nevojë, e shpall Kuvendi. Jo një ministër. Në fakt, ky ministër de facto e ka shpall, ndërsa po thotë se nuk ka nevojë për të. Jam i bindur se kështu po krijohet hapësirë për ndjekje penale ndaj tij.