Miliarderët e Amerikës janë 484 miliardë dollarë më të pasur gjatë pandemisë së koronavirusit. Të dhënat e mbledhura nga mesi i marsit në mesin e majit tregojnë se më të pasurit e SHBA-ve kanë përfituar jo pak nga kjo krizë shëndetësore.
Pesë miliarderët më të mëdhenj në SHBA, Jeff Bezos, Bill Gates, Mark Zuckerberg, Warren Buffett dhe Larry Ellison, kanë pasur një rritje prej 19% në pasurinë e tyre, thuhet në një raport.
Për raportin në fjalë u përdorën të dhëna nga mbi 600 miliarderë të Amerikës në Forbes. Mark Zuckerberg i Facebook-ut pati një fitim prej 25 miliard dollarësh, sipas raportit, ndërsa Jeff Bezos i Amazon pati një fitim prej 34.6 miliard dollarësh.
Elon Musk kishte përqindjen më të lartë të fitimit mes miliarderëve gjatë këtyre dy muajve, pasi vlera e tij u rrit me 48% në dy muaj në 36 miliard dollarë.
Mes 18 marsit dhe 10 majit, vlera totale e më shumë se 600 miliarderëve të SHBA-ve u rrit nga 2.948 trilion dollarë në 3.382 trilion dollarë.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…