Një pasardhës i perandorisë së çantave luksoze “Hermès” është përfshirë në një betejë publike me fondacionin bamirës që ai themeloi pas raportimeve se planifikoi të shkurtonte donacionet e tij dhe në vend të kësaj t’i lërë trashëgim pasuri miliardash ish-kopshtarin të tij 51-vjeçar.
Nicolas Puech, 80 vjeç, pasardhës i gjeneratës së pestë të Thierry Hermès, i cili themeloi “Hermès” më 1837, ka filluar procesin ligjor të lënies së trashëgimisë ish-kopshtarit të paidentifikuar dhe planifikon t’ia lërë gjysmën e pasurisë së tij prej 12 miliardë eurosh, raportoi Guardian.
Puech, i cili nuk ka fëmijë, po përpiqet të anulojë një “marrëveshje të trashëgimisë” që ai ra dakord që të financonte një organizatë bamirësie për “mbrojtjen dhe promovimin e debatit publik”.
Raportohet se ish-kopshtari i tij është me origjinë nga Maroku dhe ka dy fëmijë, dhe se Puech i referohet atyre si “fëmijë” të tij e atij si “djalë i birësuar”.