LAJME

“Të jap zemrën, mos e flak”- Postimi i shqiptarit para vrasjes së gruas shtatzënë

Detaje të reja janë publikuar nga mediat italiane në lidhje me vrasjen e 27-vjeçares Vanessa Ballan mëngjesin e së martës 19 dhjetor, në Treviso.

Autori dyshohet të jetë Bujar Fandaj, një 41-vjeçar shqiptar me origjinë nga Kosova.

Në një video të publikuar në Tik Tok pak përpara kryerjes së krimit, Fandaj kishte shpërndarë një mesazh për një lidhje të komplikuar dashurie.

“Të jap zemrën time, por mos mendo kurrë ta flakësh. Sepse po të largohet nga zemra, nuk do të kthehesh më”, thuhet në mesazhin e përcjellë përmes audios në video.

Nga një kqyrje në profilin e shqiptarit në Tik Tok, shihet se kohët e fundit të gjitha postimet i detyroheshin komplikimeve që ai kishte në jetën sentimentale.

27-vjeçarja dyshohet se ka pasur një lidhje jashtëmartesore me Bujar Fandaj, të cilës dyshohet se i ka dhënë fund pak kohë më parë.

Pas ndarjes kanë lindur dhe përplasjet mes 27-vjeçares dhe 41-vjeçarit shqiptar, ku ky i fundit e shantazhonte se do t’i publikonte video intime.

27-vjeçarja, e cila ishte shtatzënë në momentin e ekzekutimit, e ka denoncuar në polici 41-vjeçarin për përndjekje.

Ajo banonte në Riese Pio X me partnerin e saj, si dhe me djalin e tyre 4-vjeçar.

Shqiptari hartoi planin e hakmarrjes dhe e vuri në zbatimin mëngjesin e së martës. Me furgonin e punës si korrier, ai shkoi në banesën e Vanesës, parkoi mjetin dhe doli në pjesën e pasme të shtëpisë.

41-vjeçari theu xhamin e pasëm, dhë mundi të futej në godinën ku banonte ish-e dashura.

Me një thikë në dorë ai e ekzekutoi 27-vjeçaren, duke e qëlluar 7 herë në bark.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

6 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

16 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

21 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago