Militantë palestinezë gjuajnë mbi kalimtarët në rrugët e qytetit izraelit

Dhjetëra persona të armatosur nga grupi militant palestinez Hamas janë infiltruar në jug të Izraelit nga Rripi i Gazës në një sulm të befasishëm.

Videot e shpërndara në rrjetet sociale duket se tregojnë militantë palestinezë që gjuanin mbi kalimtarët në rrugët e qytetit izraelit, Sderot, raportoi BBC.

Sulmet intensive me raketa palestineze nga Gaza vranë gjithashtu një grua izraelite.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit tha se Hamasi kishte “bërë një gabim të rëndë dhe kishte nisur një luftë” kundër vendit të tij.

“Trupat [izraelite] po luftojnë armikun në çdo vend”, shtoi Yoav Gallant. “Shteti i Izraelit do ta fitojë këtë luftë”.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se kishin kaluar në një bazë lufte dhe se dhjetëra avionë luftarakë po kryenin sulme ajrore në vendet e Hamasit në Gaza.