Qytetarët e Serbisë vazhdojnë të protestojnë kundër dhunës, protestuesit në Gornji Milanovac, qytet në Serbinë qendrore, u tmerruan veçanërisht nga deklarata e ministrit Aleksandar Martinovic i cili tha se njerëzit që nuk kanë fëmijë të mos flasin për këtë temë.
Para turmës iu drejtua gazetari dhe komentatori i njohur sportiv Milojko Pantiq .
Ai tha se qeveria aktuale është një klikë kriminale.
“Shefi i tyre tha se nuk do të plotësonte asnjë kërkesë. E mbështollën Serbinë me të zeza. Nuk ka krim më të madh se të qëlloni një nxënës në shkollë. Vuçiqi duhet të rrethohet dhe të rrëzohet si Millosheviqi, ai duhet të dalë në gjyq”, tha Pantiq.
Ai shton se është koha për veprime energjike për të rrëzuar qeverinë monstruoze.
“Vuçiq është menaxheri i fabrikës më të madhe të krimit në Ballkan. Ata janë mashtrues me diploma kryesisht false”.
Ai beson se duhet të krijohet një ‘Qeveri e Shpëtimit Kombëtar’ dhe pas disa muajsh të bëhen zgjedhje të lira pa SPS, SNS dhe të gjithë ata që përbëjnë bandën.